Kronikë

IPK-ja arreston dy të dyshuar për lëndim trupor, përfshirë një pjesëtar të stafit civil të Policisë

Inspektorati Policor i Kosovës

Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar dy të dyshuar në Gjakovë, përfshirë një zyrtar i stafit civil të Policisë së Kosovës, për përfshirje në një rrahje në një lokal.

IPK-ja ka njoftuar se pas shikimit të video incizimeve të kamerave të sigurisë së një lokali, është konfirmuar se në këtë rrahje është përfshirë një zyrtar civil i Policisë, që ishte jashtë detyrës, dhe një qytetar.

“Me vendim të prokurorit të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë kurse si pjesë e procedurës administrative pjesëtari i policisë (stafit civil) është suspenduar. Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente”, thuhet në njoftimin e IPK-së.