Kronikë

Zhduket një grua në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është raportuar e zhdukur në Ferizaj. Sipas raportit të Policisë ajo është raportuar e zhdukur të dielën nga një burrë i cili ka deklaruar se ajo ka dalë nga shtëpia nga e enjtja e javës së kaluar.

“Më 14.05.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në kohen e lartcekur ka dalë nga shtëpia viktima femër kosovare dhe nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.