Kronikë

Zhduket një e mitur në Gjilan

Një grua nga Gjilani ka raportuar në Polici se vajza e saj e mitur të hënën ka shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer më në shtëpi.

Rasti është raportuar në Polici të hënën rreth orës 17:00.

“Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se vajza e saj e mitur nuk është kthyer në shtëpi pasi kishte shkuar në shkollë dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë.