Kronikë e zezë

Pacienti në QIRSKP në Shtime, sërish vjedh veturë e shëtitet me të në Prishtinë

 

Një pacient i Qendrës Integruese Rehabilituese e të Sëmurëve Kronik Psikiatrik në Shtime, për herë të tretë ka vjedhur një veturë dhe me të ka dalë për të shëtitur në Prishtinë.

B.A. ka vjedhur të dielën një veturë para një marketi në Shtime. Edhe kësaj radhe, si herët e kaluara, ai me veturën që e vodhi doli për të shëtitur në Prishtinë. Pasi veturat i mbesin pa karburantë, ai kthehet në QIRSKP në Shtime me autobus, thonë nga QIRSKP-ja.