Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Mirushë: Të dyshuarit për vjedhje gjuajnë me armë në drejtim të Policisë dhe ikin

Foto: Koha / ilustrim

Me të shtëna armësh janë përballur disa zyrtarë policorë të martën në mbrëmje në fshatin Mirushë të Malishevës, pasi kishin ndaluar tre persona të dyshimtë për një vjedhje të rëndë.

Siç ka njoftuar Policia, pasi kanë dalë në vendin e ngjarjes pas thirrjes për “vjedhje të rëndë”, policët duke kërkuar të dyshuarit kanë takuar tre persona dhe pasi u kanë dhënë urdhrin për ndalim, njëri prej të dyshuarve ka nisur të shtije me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë.

Edhe policët i janë kundërpërgjigjur me të shtëna, ndërsa të dyshuarit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë të mërkurën.

Nuk është raportuar për të lënduar, ndërsa rasti po hetohet.