Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është në kërkim të një të dyshuari për vrasje në tentativë.
Siç ka njoftuar Policia, në shenjë hakmarrje, ai dyshohet se e goditi qëllimshëm me veturë një person tjetër.
Viktima po trajtohet në QKUK.
“Ferizaj 29.04.2023 - 14:30. Raportohet se si shenjë hakmarrje, shkak i një rasti të mëhershëm, i dyshuari mashkull kosovar, me veturën e tij, në lëvizje ka goditur qëllimisht, viktimën mashkull kosovar. Viktima është duke u trajtuar në QKUK. I dyshuari në kërkim policor, ndërsa rasti në procedurë hetimore”, thuhet nga Policia e Kosovës.