Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Makresh të Novobërdës ka arrestuar një serb i cili dyshohet se ka shtënë me armë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, atij i është konfiskuar një armë dhe 22 fishekë.
“Drejtoria rajonale e policisë në Gjilan, stacionit policor Novobërdë me datën 24.04.2023 ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në fshatin Makresh komuna e Novobërdës. Njësitet policore i janë përgjigjur rastin duke lokalizuar, identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin S.S. (viti i lindjes 1980, mashkull kosovar serb). Me urdhër të prokurorit të shtetit është kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellës të të dyshuarit me ç ‘rast janë gjetur dhe konfiskuar dëshmi për gjykatën një (1) armë automatike AK-47, njëzet e dy (22) copë fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një (1) karikator”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas njoftimit prokurori i shtetit ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve”. Rasti thuhet se do të procedohet në Prokurorinë Themelore.