Kronikë

Zhduket një burrë në Zubin-Potok

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë nga Zupqi i Zubin-Potokut, ka raportuar se i është zhdukur vëllai.

Sipas njoftimit ai ka raportuar se vëllai i tij të premten ka dalë nga shtëpia për të blerë cigare dhe nuk është kthyer më në shtëpi.

Zubin Potok 21.04.2023. Ankuesi mashkull kosovar me datën 22.04.2023 ka raportuar se vëllai i tij, viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia me qëllim që të blej cigare dhe më nuk është kthyer. Janë njoftuar dhe angazhuar njësitë policore, zjarrfikësit dhe ekipe të kërkim shpëtimit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.