Njëri fëmijë i lënduar te “Faik Konica” i nënshtrohet operacionit

Njëri fëmijë i lënduar te “Faik Konica” i nënshtrohet operacionit
Njëri nga dy fëmijët e lënduar në oborrin e shkollës fillore “Faik Konica” në kryeqytet ka marrë plagë të rënda dhe pas operacionit do të dërgohet në kujdesin intensiv, ka konfirmuar mjeku kujdestar në Emergjencë Ejup Govori.
Ai ka bërë të ditur se fëmija tjetër ka marrë lëndime më të lehta. Të dy janë 15-vjeçarë. Govori ka thënë se gjendja e tyre është stabile, por se kanë djegie të shkallës së dytë dhe të tretë.
“Djegia me rrymë shkakton djegie të rëndë. Njëri prej tyre është më lehtë, në shuplakën e djathtë e ka një djegie të shkallës së dytë dhe është përpunuar plaga dhe është transferuar në Kirurgjinë Plastike”, ka thënë Govori për njërin pacient. Për tjetrin ka thënë se ka djegie në të dyja shuplakat si dhe në këmbë.
“Ka shkaktuar vdekje të indit dhe djegie në sipërfaqe të anës së djathtë të shpinës dhe më poshtë se gjuri. Ky pacient është transferuar në sallën e operacionit dhe është referuar të transferohet në mjekim intensiv. Vetë transferimi atje tregon se gjendja është serioze”, ka thënë Govori.
Dy fëmijë lëndohen nga rryma në oborrin e shkollës “Faik Konica”
Dy fëmijë kanë pësuar lëndime nga rryma në oborrin e shkollës fillore “Faik Konica” në qendër të Prishtinës mëngjesin e së martës, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Policia, zjarrfikësit dhe urgjenca kanë intervenuar pas telasheve me rrymën dhe raportimit për fëmijët e lënduar.
Sipas përgjigjes së Policisë, të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa rasti po trajtohet nga institucionet.
Një dëshmitare i ka thënë KOHËS se dy fëmijët kanë pësuar lëndime të lehta.
Malë Gashi, ndihmëskomandant i zjarrfikësve në Prishtinë, ka deklaruar se ekipet e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vend të ngjarjes pasi është pranuar informata për zjarr në një trafo dhe për persona të lënduar.
“Ekipet e zjarrëfikjes menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nuk ka pasur zjarr. Në kontakt me Policinë e Kosovës dhe ekipet mjekësore jemi njoftuar se dy persona janë lënduar nga rryma. Sipas informatave, nuk kanë qenë nxënës të shkollës”, ka bërë të ditur Gashi që ka shtuar se nuk ka pasur nevojë për intervenim të zjarrfikësve.
Drejtoresha e shkollës ka thënë se është në Emergjencë e se aktualisht s’mund të deklarohet.
Nga KEDS-i kanë thënë se nuk kanë informata se çfarë ka ndodhur. “Aktualisht nuk kemi informatë të saktë se çka ka ndodhur në shkollën ‘Faik Konica’, në Prishtinë. E tëra çfarë dimë është se Policia e Kosovës ndodhet në vendin e ngjarjes, prandaj ju lus t’i drejtoheni Policisë”, ka thënë zëdhënësi i KEDS-it Lulzim Krasniqi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Një i arrestuar në Leposaviq, dyshohet se hyri ilegalisht dhe kontrabandoi barna nga Serbia

ATK-ja u bazua në postimet e klubeve për t’ia caktuar detyrimet tatimore këngëtarit Vllasaliu

Këmbësorja goditet nga vetura në Prishtinë

Një zjarrfikës lëndohet gjatë fikjes së zjarrit në Lipjan

30 ditë paraburgim tre serbëve të dyshuar për krime lufte

Nga një muaj paraburgim të dyshuarve për skema piramidale e bixhoz të paligjshëm

Zihet me kokainë një 18-vjeçar në Vërmicë, lirohet në procedurë të rregullt

Vidhet një sasi e konsiderueshme e insulinave në një depo në Graçanicë

Sulmohet punëtori i kompanisë “Pastrimi” gjatë kryerjes së detyrës në Bardhosh

Dyshohet se vrasja në Malishevë ndodhi pas një mosmarrëveshjeje në punë

Arrestohen dy të dyshuar për mashtrim me prokurim publik në Ferizaj
