Dy 18-vjeçarë janë arrestuar nën dyshimin se kanë vrarë me thikë një 20-vjeçar në mëngjesin e së martës në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “4 Dëshmorët”. Sipas mediave në Shqipëri, gjithçka ka nisur si pasojë e një konflikti të mëhershëm për motive banale.
Viktima vdiq në spital, si pasojë e plagëve të rënda.
Policia ka thënë se po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.