Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është ndaluar në pikën kufitare në Merdarë. A.B. (1984) ishte në kërkim nga stacioni policor i Vitisë.
Ai dyshohet se më 8 prill ka pranuar një shumë të konsiderueshme parash nga një shtetas kosovar në premtim se do t’ia mundësonte udhëtimin në një shtet të Evropës.
“Pas arrestimit i dyshuari është sjellë në stacionin policor Viti ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Prokurori i shtetit ndaj këtij të dyshuari ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë për veprën penale ‘Kontrabandim me migrantë’ dhe rasti do të dërgohet në prokurorinë themelore”, thuhet nga Policia e Kosovës.