Kronikë

Zhduket një burrë në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prizren është zhdukur një burrë. Sipas Policisë ai është zhdukur që nga një prilli dhe në Polici është raportuar si i zhdukur më 3 prill.

“Më 03.04.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia që nga data e lartcekur ende nuk është kthyer”, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti thuhet se është duke u hetuar.