Një person është arrestuar të shtunën në Obiliq, nën dyshimin se e ka sulmuar fizikisht nënën e tij.
Policia ka njoftuar të dielën se rasti ka ndodhur rreth orës 23:40 dhe është cilësuar si “Dhunë në familje”.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima nuk dihet nëse ka pranuar trajtim mjekësor.