Një person është dërguar në mbajtje për vrasje në tentativë.
Në fshatin Koshtovë në Mitrovicë, i dyshuari e ka goditur me sëpatë viktimën duke i shkaktuar lëndime. Mjekët kanë thënë se është jashtë rrezikut për jetë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte goditur me një sëpatë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, një sëpatë dhe një moto-sharrë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.