Kronikë

Vrasje në tentativë në Leposaviq, Policia nis hetimet

arme

Një person është paraqitur në stacionin policor në Leposaviq, duke deklaruar se është sulmuar fizikisht dhe me armë zjarri nga dy persona.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima kosovar ka lëndime në kokë dhe në këmbë, ndërsa është dërguar për trajtim mjekësor, e ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Rasti po trajtohet si “vrasje në tentativë”, ndërsa po hetohet nga njësitet kompetente.

“Viktima kosovar, me lëndime në kokë dhe këmbë, është paraqitur në stacionin policor Leposaviq dhe ka deklaruar se është sulmuar fizikisht dhe me armë zjarri nga dy persona të dyshuar. Viktima është dërguar në trajtim mjekësor, përderisa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftimin policor.