Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur një person në Gjilan

 

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Gjilan, njoftoi Policia e Kosovës në raportin 24-orësh. Viktima mashkull është gjetur të dielën në orën 07:30, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “vdekje e dyshuar”.