Një rast dhunë në familje është raportuar të mërkurën në Ferizaj.
Një burrë është arrestuar pasi kishte sulmuar një grua kurse ajo në vetëmbrojtje e ka therur.
I dyshuari është në mbajtje.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, ndërsa viktima në vetëmbrojtje e ka marrë një mjet të mprehtë dhe i ka shkaktuar lëndime të dyshuarit. Të njëjtit, pasi kanë pranuar tretmanin mjekësor, në konsultim me prokurorin, viktima është kthyer tek fëmijët e saj, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.