Kronikë

Përleshje fizike mes disa personave në Gjakovë

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur mëngjesin e së martës në rrugën “Beqir Kastrati”, në Gjakovë.

Rasti në Polici është raportuar nga një grua, e cila ka thënë se në këtë rast janë lënduar dy persona.

Për këtë rast janë arrestuar katër persona.

“Nga ankuesja femër kosovare është raportuar se dy persona kanë pësuar lëndime pas përleshje fizike me disa persona të tjerë. Të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit njëri nga ta është dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.