Kronikë

Për një ditë në Prishtinë raportohen tri raste të falsifikimit të parasë

Prishtinasi e paguan borxhin prej 130 eurosh me 500 euro të falsifikuara

Në 24 orët e fundit Policia e Kosovës ka njoftuar se në rajonin e Prishtinës janë raportuar tri raste të falsifikimit të parasë.

Sipas Policisë një rast ka ndodhur në rrugën “Avdyl Frashëri”. “Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se nga një person është deponuar një kartëmonedhë në vlerë 50 euro e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar për hetime të mëtutjeshme”, thuhet në njoftim.

Rasti tjetër ka ndodhur në rrugën “Enver Maloku”. “Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se ka hasur në 1x50 euro e dyshuar për falsifikim. Kartëmonedha është sekuestruar për hetime të mëtutjeshme”, thuhet në njoftim.

Ndërsa rasti i tretë ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Ferizaj. “Ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga i dyshuari mashkull kosovar janë deponuar 659x2 euro dhe 10x1 euro monedha të dyshuara si të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore”, thuhet në njoftim.