Kronikë

Vdes një foshnje në Spitalin e Pejës, babai dyshon në neglizhencë të stafit mjekësor

Një baba është ankuar në stacionin policor në Pejë pasi dyshon se foshnja i ka vdekur për shkak të neglizhencës së stafit mjekësor.

Foshnja ka vdekur të mërkurën gjatë lindjes.

Trupi i foshnjës është dërguar në obduksion.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në Spitalin e Pejës gjatë lindjes, foshnja ka vdekur dhe sipas ankuesit (babai) dyshon që ka qenë neglizhencë e stafit mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.