Një grua ka vdekur dhe katër persona të tjerë kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku të ndodhur të shtunën në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka bërë të ditur se ky aksident me fatalitet ka ndodhur rreth orës 21:45 në rrugën Mazgit - Fushë-Kosovë mes dy veturave.
Organet kompetente janë duke kryer hetimet për të identifikuar shkaqet e këtij aksidenti.
“Më datën 04.03.2023 rreth orës 21:45 në Autostradën Ibrahim Rugova në hyrje-dalje Mazgit-Fushë Kosovë është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet, ku raportohet se një person (femër) ka humbur jetën dhe katër persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore. Të involvuara në këtë aksident janë dy automjete. Në vend ngjarje ka dalë njësia e hetimeve, drejtori i divizionit rrugor të PK-së dhe është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka dalë po ashtu në vendngjarje dhe hetimet për të identifikuar shkaqet e këtij aksidenti janë duke u kryer nga kompetentet”, ka thënë ai.