Tre persona janë arrestuar të premten për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor dhe për mashtrim në Gjilan.
Ata kishin thënë se kanë hapur një shtëpi për të moshuar në mënyrë që të merrnin para, dhe për një të moshuar kanë marrë 1000 euro në muaj në shkurt të këtij viti.
Njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje.
Policia nuk ka dhënë informacione për gjendjen e të moshuarës, apo mënyrën si e kanë trajtuar në shtëpinë e supozuar.
“Më 03.03.2023 janë arrestuar 3 të dyshuar (dy meshkuj dhe një femër) kosovarë pasi që dyshohet se te njëjtit kanë mbikëqyrur dhe trajtuar në mënyrë jo të ligjshme viktimën femër kosovare - e moshuar. Të dyshuarit kinse kanë hapur një “Shtëpi për të moshuar”, ku për qëllim të përfitimi personal, në këtë rast për sistemimin e të moshuarës, familjarët e saj kanë paguar 1000 € për muaj. Me vendim të prokurorit njëri i dyshuar mashkull është dërguar në mbajtje, kurse dy të dyshuarit e tjerë jenë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.