Një grua është raportuar e zhdukur në Fushë-Kosovë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rastin e ka raportuar një burrë i cili ka thënë se gruaja është zhdukur që nga data 25 shkurt.
Gjithashtu ai ka deklaruar se ajo është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
Policia ka bërë të ditur se është duke e hetuar rastin.