Një shtetas i Serbisë është arrestuar të shtunën pasi është vërejtur duke kaluar vijën kufitare në Dumnicë të Podujevës.
Policia ka njoftuar të dielën në raportin e saj 24-orësh se i dyshuari është parë duke e kaluar vijën kufitare në vendin e paautorizuar, nga territori i Serbisë në atë të Republikës së Kosovës.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim është dërguar në mbajtje.