Një person ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga një veturë në fshatin Sllatinë, në rrugën Prishtinë-Pejë të shtunën në mbrëmje, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Siç ka bërë të ditur Policia, ekipi mjekësor ka konstatuar në vendin e ngjarjes vdekjen e këmbësorit.
Drejtuesi i veturës është shoqëruar në Polici.
“Rreth orës 20:35, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Sllatinë). Në aksident është përfshirë një veturë nga e cila dyshohet se është aksidentuar një këmbësor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar se këmbësori është pa shenja jete. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici për të vazhduar me procedurat e parapara për raste të tilla”, ka thënë për KOHËN zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.