Një person është dërguar pa shenja jete të enjten pasdite në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Komoran të Drenasit.
Në njoftimin e Policisë thuhet trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Është raportuar se në QKMF-Komoran është dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.