Kronikë e zezë

Punëtori bie nga një objekt në ndërtim në Fushë-Kosovë, arrestohen dy pronarët e kompanisë

Foto: Ilustrim/KOHA
 

Një burrë ka rënë nga lartësia e një objekti në ndërtim në Fushë-Kosovë të shtunën, duke marrë lëndime të rënda trupore. Siç ka bërë të ditur Policia në raportin e saj 24-orësh, viktima është dërguar në QKUK për trajtim. Ndërsa lidhur me rastin janë arrestuar dy persona, pronarë të kompanive punëkryese dhe janë dërguar në mbajtje.

Policia e ka cilësuar rastin si “asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.