Policia e Kosovës ka arrestuar të premten një burrë në Mitrovicë, nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Në njoftimin e Policisë thuhet se i dyshuari ka rezultuar me urdhërarrest nga Gjykata Themelore e Mitrovicës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare-bashkëshortes së tij, duke e ofenduar me fjalë fyese. I dyshuari pas arrestimit dhe verifikimit ka rezultuar me urdhër arrest nga Gjykata Themelore në Mitrovicë dhe është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekonicës. Rasti në proces hetimor”, thuhet në njoftim.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.