Kronikë e zezë

Ia gjetën 10 mijë euro në banesë, gjyqtari: Ishin të motrës së gruas

Foto: BPD
 

Gjyqtari i akuzuar për marrjen e 2 mijë eurove ryshfet, Sali Berisha, ka deklaruar para Gjykatës se dhjetë mijë eurot e gjetura në banesën e tij gjatë bastisjes nga Policia, ishin të motrës së gruas së tij. Ndërsa, revolja, tha se ishte e vëllait të tij.

Gjatë mbrojtjes, Berisha tha të enjten se revolja ishte lënë në banesë nga vëllai i tij, S.B., pa lajmërim paraprak, raportoi “Betimi për Drejtësi”.