Një punëtor ka vdekur pas lëndimeve që ka marrë nga një makineri të cilën ishte duke e testuar në vendin ku punonte.
KOHA raportoi të mërkurën mbrëma se në Suharekë në një gurthyes, 51-vjeçari kishte vdekur, megjithatë nuk ishin dhënë detaje të tjera.
Policia ka arrestuar një të dyshuar lidhur me rastin.
“Raportohet se një person në vendin e punës derisa ka qenë duke testuar një makineri, ka pësuar lëndime me ç’rast i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ku dhe nga mjekët përgjegjës kanë konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar IML për obduksion. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
-
Vdes një punëtor i gurthyesit në Suharekë në vendin e punës
-
Ndalohet një person në lidhje në me rastin e vdekjes së punëtorit në Vushtrri
-
Arrestohet një i dyshuar pas vdekjes së punëtorit në vendin e punës në Gjakovë
-
Policia po e heton vdekjen e një burri në Suharekë, u dërgua në QKMF pa shenja jete
-
Vdes një punëtor në Prizren që ishte lënduar në vendin e punës