Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar se më 26 janar grabiti nga një filiale e KESCO-s në Shtime kishte grabitur rreth 4000 euro.
Dy persona të maskuar ishin futur në filiale dhe nën kërcënimin e armëve të zjarrit kishin marrë rreth 4000 euro, e më pas ishin larguar me një veturë Touran. Vetura Touran ishte gjetur e djegur, por më ata u larguan me një veturë tjetër.
Policia ka njoftuar se nga shikimi i kamerave, e po ashtu nga marrja e informatave në terren, është identifikuar vetura me të cilin ishin larguar të dyshuarit.
Policia ka arrestuar një 35-vjeçar në lidhje me rastin, ndërsa po kërkohet edhe i dyshuari tjetër.
“Pas një pune intenzive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, hetuesi rajonal kanë identifikuar automjetin me të cilin janë larguar të dyshuarit pasi kanë vënë flakën automjetit që kishin kryer grabitjen dhe sot, datë 01.02.2023 në ora 01:20 në Ferizaj, kanë ndaluar dhe më pas kanë arrestuar të dyshuarin e parë të kësaj ngjarje mashkull, kosovar i moshës 35-vjeçare, të cilin e kanë shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht në Sektorin Rajonal të Hetimeve dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.