Një grua në Mitrovicë ka raportuar se ishte dhunuar më 30 janar. Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Mitrovicë 30.01.2023-23:00. Me datë 01.02.2023. Viktima femër kosovare ka njoftuar se ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë është raportuar edhe për një rast të sulmit seksual në Gjakovë, dhe një rast të ngacmimit në Prizren.
Në Gjakovë në mbrëmjen e të martës, është arrestuar një i mitur pasi kishte ngacmuar seksualisht një grua. Ai është dërguar në ndalim policor.
E në Prizren, po të martën, një grua ka raportuar se derisa ishte duke ecur në rrugë një person e kishte ndjekur.