Kronikë e zezë

Nga një muaj paraburgim ndaj katër të dyshuarve për vrasje të rëndë në tentativë në këmbim të 14 mijë eurove

Foto ilustrim
 

Gjykata Themelore në Prishtinë, me kërkesë prokurorit, Armend Hamiti ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Driton Sylejmani, Xhevdet Mehanaj, Hysni Hoxha dhe Terik Shalaku të akuzuar për veprën penale vrasje e rëndë në tentativë.

Sipas kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit, thuhet se i dyshuari, Driton Sylejmani nga shtatori i vitit 2022 në vazhdimësi deri në ditën e arrestimit të tij ka pranuar porosi nga persona të ndryshëm për kryerjen e veprave penale në këmbim të të hollave, raporton “Betimi për Drejtësi”.