Kronikë

Kosovari tenton ta kalojë kufirin e Kroacisë me vizë të falsifikuar gjermane

Policia kufitare e Kroacisë ia ka ndaluar hyrjen në vend dhe në zonën Schengen një shtetasi kosovar, i cili u përpoq të mashtronte autoritetet me një vizë të falsifikuar gjermane, shkruan Index.hr.

Kosovari 30-vjeçar po udhëtonte me autobus dhe në pikën kufitare në Bajakovë iu kërkua pasaporta.

Pas kontrollit të hollësishëm të identitetit të dokumenteve, u konstatua se ai kishte një vizë gjermane të falsifikuar.

Ai është kthyer prapë, duke iu ndaluar hyrja në Kroaci dhe në zonën Schengen.