Kronikë e zezë

U shqelmoi veturën e kanosi policët, arrestohet

Arrestim - Peje
 

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar që ka kanosur policët të cilët kanë qenë duke i shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në komunikacion.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, me datё 24.01.2023, rreth orёs 11:40, nё rrugën ‘Eliot Engel’ nё Pejё, pёr deri sa zyrtarët policorë ishin duke shqiptuar fletgjobё pёr kundёrvajtje nё komunikacion ndaj tё dyshuarit. I dyshuari fillimisht nё shenjё revolte kishte shkelmuar veturën e Policisё, pёr veprimet e bёra i dyshuari ёshtё shoqëruar nё Stacionin Policor nё Pejё, dhe gjatё intervistimit ka vazhduar me paknaqёsitё e tij duke i kanosur zyrtarët policorë”, thuhet në njoftimin e Policisë.