Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen nëntë zyrtarë që bënë pranimin e stadiumit në Magure pa i plotësuar kushtet

Arrestim - Peje

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se janë arrestuar nëntë persona, të dyshuar se kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit’’ dhe veprën penale të ‘’Mashtrimit’’

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se personat e arrestuar në cilësinë e personave zyrtarë, si anëtarë të Komisionit teknik kanë bërë pranimin e punimeve të stadiumit futbollisti në fshatin Magure Komuna e Lipjanit, kinse janë kryer punimet sipas kontratës së fituar nga një kompani.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po ashtu, gjatë këtij aksioni është ndaluar edhe një person, përgjegjës në kompaninë e kontraktuar. Ndërkaq, personat e lartcekur me këto veprime dyshohet se i kanë shkaktuar dëme buxhetit komunal në vlerë rreth 300 mijë euro.

Të dyshuarit Xh. M., K. S., V. M., L. D., E. E., Rr. O., dhe I. J. dyshohet se nuk kanë përmbushur detyrat zyrtare dhe obligimet sipas kontratës, ku punimet nuk janë përfunduar siç është paraparë me kontratë. Ata akuzohen për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

E dy të akuzuarit tjerë D. G. dhe M. B., dyshohet se me veprimet e tyre kanë kryer veprat penale “keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik” dhe “mashtrim”.