Në Gjakovë arrestohet një shtetas i Shqipërisë, i sekuestrohen mbi 3 kg marihuanë

Policia e Kosovës të enjten në fshatin Botushë të Gjakovës, ka arrestuar shtetasin e Shqipërisë E.T., 37-vjeçar, pasi në veturën e tij janë gjetur mbi 3 kg substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë.
“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Perëndimi - Gjakovë, të mërkurën, rreth orës 18:20, përmes rrugëve operative ka pranuar informacione për lëvizje të dyshimta të një veture në fshatin Botushë, në brezin kufitar me Shqipërinë. “Lidhur me informacionin janë aktivizuar patrullat ku edhe kanë ndaluar automjetin VË Pasat me targa te huaja. Gjatë kontrollit të automjetit nga zyrtarët policorë, në bagazhin e automjetit kanë vërejtur një çantë brenda së cilës kishte dy qese najloni të mbushura me substancë narkotike dyshohet të jetë e llojit marihuanë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
