Kronikë e zezë

Arrestohet një 50-vjeçar në Ferizaj, derisa ishte i dehur kanosi policët

Arrestim - Peje
 

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person 50-vjeçar të dyshuar, pasi që ai i ka penguar zyrtarët policor derisa ishin në kërkim të një personi tjetër të dyshuar.

“Mbrëmë, rreth orës 23:10 në fshatin Sojevë të Ferizajt, derisa policët e stacionit ishin në kryerje të detyrës zyrtare në kërkim të një personi të dyshuar, janë penguar, janë ofenduar dhe kanosur nga personi tjetër F.Y (M/K) i moshës 50 vjeçar”, thuhet në njoftimin e Policisë.