Kronikë e zezë

Kontrolle në shtatë lokale në Skenderaj për bixhoz, sekuestrohen një sërë mallrash

 

Policia e Kosovës ka kontrolluar disa lokacione të mërkurën me dyshimin për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit në Skenderaj.

Nga lokacionet, policia ka sekuestruar një shumë të konsiderueshme parash, aparate të lojërave të fatit, shtëpiza të kompjuterëve, televizorë, printer, telefona, tiketa e të tjera.