Policia e Kosovës ka kontrolluar disa lokacione të mërkurën me dyshimin për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit në Skenderaj.
Nga lokacionet, policia ka sekuestruar një shumë të konsiderueshme parash, aparate të lojërave të fatit, shtëpiza të kompjuterëve, televizorë, printer, telefona, tiketa e të tjera.
“Gjatë operacionit janë kontrolluar 7 lokacione-lokale ku si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar: 4368.6 euro, 13 aparate të lojërave të fatit, 17 shtëpiza të kompjuterëve, 20 televizorë, 7 DVR, 12 printer, 3 telefona celulare, 9 biltena (libra te bastoreve), 5 dëftesa të basteve, tiketa të lojërave të fatit të shtypura fizikisht dhe kupon të printuara të basteve të ndryshme, fletore për shënime si dhe dëshmi tjera relevante për rastin”, thuhet në raportin e PK-së.
Janë intervistuar shtatë të dyshuar dhe më pas janë liruar.