Kronikë

Në Rahovec gruaja rrah burrin

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë në Rahovec është ankuar se është sulmuar nga bashkëshortja e tij. Rasti që ka ndodhur të martën pasdite është duke u trajtuar si dhunë në familje, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar nga bashkëshortja e tij femër kosovare. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin e Policisë.