Kronikë

Një person arrestohet e dy të tjerë janë në kërkim për rrahje dhe vrasje në tentativë

Arrestim

Foto: Ilustrim

Tre persona dyshohen për rrahje dhe vrasje në tentativë të një personi në Obiliq.

Policia e ka arrestuar njërin, kurse dy të tjerë po i kërkon.

Ata kanë sulmuar me mjete të forta dhe thikë viktimën i cili është dërguar në spital.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se së bashku me dy të dyshuar tjerë meshkuj kosovarë të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe janë në kërkim policor, kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta dhe me thikë, viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore, për çka ka pranuar tretman mjekësor, e më pas është liruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.