Kronikë e zezë

Kapet i burgosuri që u arratis derisa po transportohej për në Gjykatë

Foto: Ilustrim
 

Shërbimi Korrektues i Kosovës njoftoi se është arrestuar dhe kthyer në Qendrën e Paraburgimit, i paraburgosuri G.K., që ditë më parë u arratis nga vetura me të cilën po transportohej për në gjykatën e Gjakovës.

Siç njoftoi SHKK-ja të martën, ai po mbahej në paraburgim për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.