Prokuroria Speciale ka ngrehur aktakuzë ndaj një personi për veprën “krim i organizuar”.
Sipas kësaj aktakuze, i pandehuri A.H. me veprimet e tij ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja ose Organizimi i Grupit Kriminal të Organizuar” lidhur me veprën penale “Kontrabandim me migrantë”.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka kërkuar nga Gjykata që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprat penale me të cilat ngarkohet dhe ta dënoj sipas ligjit”, thuhet në njoftim.