Kronikë e zezë

Shtatë muaj burgim njërit nga të akuzuarit për rastin e 400 kg kokainë

 

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar të enjten me shtatë muaj burgim efektiv të akuzuarin Hyzri Sheqiri, për veprën penale “Pengim i të provuarit apo i procedurës penale”, në rastin e 400 kilogramëve kokainë të ardhur nga Brazili vitin e kaluar.

Sipas aktgjykimit, pas shqyrtimit të marrëveshjes së arritur mes Prokurorisë dhe avokati të të akuzuarit, Artan Çerkini për veprën penale “Pengim i të provuarit apo i procedurës penale”, gjykata aprovoi marrëveshjen dhe shpalli dënim me shtatë muaj burgim efektiv.