Kronikë

Goditen nga vetura dy këmbësore

zebra

Ilustrim

Dy këmbësore janë goditur nga një veturë derisa po kalonin në vendkalimin për këmbësorë në Obiliq të premten.

Ato kanë pësuar lëndime të rënda.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Lëndime trupore kanë pësuar dy viktimat femra kosovare-këmbësore, pasi të njëjtat gjersa ishin duke kaluar rrugën, në vendkalimin e shënuar për këmbësor, janë goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Viktimat janë dërguar në tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.