Kronikë

Arrestohet një person në Mitrovicë, qëllimisht e goditi me veturë dikë tjetër

Descriptive Text

Një person ka tentuar ta vrasë një individ tjetër në Mitrovicë të enjten.

Në raportin e Policisë së Kosovës njoftohet se i dyshuari është arrestuar pasi qëllimisht e kishte goditur me veturë viktimën.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte goditur qëllimisht me veturë viktimën mashkull kosovar. Si pasoj e goditjes viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretman mjekësorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njoftoi PK-ja.