Është arrestuar një person për blerje, posedim dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve në Prishtinë.
Policia i ka gjetur mbi 13,000 euro , disa qese me narkotikë dhe dhjetëra fishekë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që fillimisht gjatë kontrollit iu janë gjetur dhe sekuestruar: një cigare me peshë 2 gram, 1325 €, 180 CHF dhe një telefon celularë. Pastaj me urdhër të gjyqtarit të Procedurës Paraprake është bërë bastisja e dy banesave, ku janë gjetur dhe sekuestruar: 11,800 €, tetë (8) qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë 165 gram, një (1) qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 5 gram, 1 grinder dhe 25 fishekë të kalibrit 9 mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.