Kronikë e zezë

Dy zyrtarë komunalë të Obiliqit dyshohen se u përfshinë në një mashtrim

 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Obiliq, nën dyshimin për legalizim të përmbajtjes së rreme, falsifikim të dokumentit dhe mashtrim, derisa në rast janë të përfshirë edhe dy zyrtarë komunalë.

Sipas njoftimit të enjten, i dyshuari i parë R.H., është dërguar në mbajtje, derisa dy zyrtarët komunalë, A.B., dhe N.K.SH., janë liruar në procedura të rregullt.