Kronikë

Policia jep detaje për aksidentin e mbrëmshëm në Prishtinë ku vdiq një çiklist

Policia e Kosovës ka njoftuar për aksidentin e mbrëmshëm në Prishtinë, ku ka humbur jetën një çiklist.

Sipas Policisë së Kosovës, të martën rreth orës 20:40, një i dyshuar duke mos e përshtatur shpejtësinë në një kombi Mercedes me targa vendore, ka goditur një person që ishte në biçikletë.

Çiklisti ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është dërguar në mbajtje.